Opinionisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me siç i quajti ai, aleancat e mirëfillta dhe partneritetet strategjike, të cilat sipas tij, po na pezullohen nga shtetet e fuqishme të botës, për shkak të veprimeve skandaloze të liderëve tanë shtetëror.
Ai u shpreh se potenciali unë është i kufizuar dhe sipas tij, duket të dimë të sillemi me partnerët tanë.
“Gjithmonë do të jemi në relacion asimetrik, jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me pjesën dermuese të shteteve të botës, sepse vet kapacitetet tona si shtet janë të natyrës së tillë dhe Kosova vetëm në aleanca të mirëfillta dhe në partneritete strategjike të cilat po na pezullohen nga shtetet më të fuqishme të botës për shkak të gabimeve dhe veprimeve skandaloze të liderëve tanë shtetëror, jemi në situata çfare jemi”, u shpreh tutje ai.
“Potenciali ynë është i kufizuar dhe ne duhet ta dimë se çfarë bëjmë dhe si sillemi me partnerët tanë, sepse nuk kemi shumë partnerë”, është shprehur tutje Çollaku.