Cole Palmer mund të largohet shumë shpejt nga Chelsea dhe destinacioni i ri i sulmuesit anglez mund të jetë Real Madrid. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar sot nga mediet angleze.
Edhe pse është një lojtar titullar dhe protagonist te “Blutë”, Cole Palmer mund të jetë në kërkim të një aventure të re, ku të ketë mundësinë të fitojë edhe Champions League. Kur vjen fjala te Champions League, dihet që Real Madrid është gjithmonë favoriti kryesor.
Në anën tjetër, transferimi i sulmuesit anglez te Real Madrid nuk do të ishte aspak i lehtë. Chelsea do hiqte dorë nga Cole Palmer vetëm për një shifër mbi 150 milionë euro.
Gjithsesi, deri tani nuk ka ende bisedime konkrete mes palëve, por sipas raportimeve nuk është më sekret dëshira e Cole Palmer që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.
The post Cole Palmer do të largohet nga Chelsea? Destinacioni i ri i anglezit pritet të jetë Spanja appeared first on Telesport.










