“Coldplay” e bën sërish…; Messi dhe Antonella surprizohen nga “kiss cam” (video)

“Kiss cam” i famshëm dhe paksa i bezdisshëm në koncertet e grupit “Coldplay” po vazhdon të bëhet “viral” në rrjetet sociale. Pas polemikave të mëparshme me CEO-n e kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, që u kap në një moment tradhtie gjatë koncertit, këtë herë vëmendja u përqendrua te Leo Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, që ishin protagonistët në stadiumin “Hard Rock”.

Sulmuesi i Inter Miami kishte shkuar në koncertin e grupit britanik bashkë me Antonella dhe nuk i shpëtoi vëmendjes së kamerës, që zakonisht shfaqet në këto evente. Kur kamera u ndal te çifti, publiku shpërtheu në duartrokitje.

Messi jo vetëm që u njoh nga turma, por edhe vetë këngëtari i grupit, Chris Martin, iu drejtua atij nga skena duke thënë: “Sot ka ardhur të na shohë sportisti më i madh i të gjitha kohërave”. Publiku reagoi me entuziasëm, ndërsa të gjithë filluan të brohorisnin në kor: “Messi, Messi!”

The post “Coldplay” e bën sërish…; Messi dhe Antonella surprizohen nga “kiss cam” (video) appeared first on Telesport.