CNN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira në botë

Televizioni prestigjioz amerikan CNN rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira në botë ku mund të zhvillohet alpinizëm dhe ecje në natyrë, në një artikull ku renditen destinacionet perfekte për të zhvilluar këto sporte nga Japonia deri në SHBA, si dhe nga Australia në Argjentinë.

“Ndërkohë që Alpet janë të famshme për alpinistët klasikë europianë, malet e bukura të Ballkanit janë një alternativë e shkëlqyer për ata që preferojnë të qëndrojnë larg turmave”, shkruhet në këtë artikull të CNN.

“Të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë një ecje të gjatë mes maleve mund të shëtisin nga Mali i Zi drejt Shqipërisë nëpër shtigjet më të mira, duke u nisur nga Kotori dhe mbyllur udhëtimin e tyre në Tiranë”, thekson televizioni amerikan. /atsh/

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.