Në Superligën turke është shënuar sot një gol aspak i zakonshëm dhe pse jo favorit për të fituar “Puskas”, çmim i përvitshëm për golin më të bukur.
Në ndeshjen në Superligën turke mes Kasimpasa dhe Kayserispor, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit, ata dyfishojnë shifrat me golin e shënuar nga porta në portë nga portieri grek Andreas Gianniotis.
Me një goditje të fuqishme pak metra jashtë zonës së tij, Gianniotis zuri në befasi kolegun e tij kundërshtar, duke shënuar kështu një nga golat më të veçantë të këtij sezoni.
E gjithë skuadra e Kasımpaşa shkon dhe përgëzon lojtarin grek, që me siguri nuk do ta harrojë kurrë këtë gol, që vulosi fitoren e ekipit të tij 2-0 dhe i jep tre pikë të arta në garën për mbijetesë, ndaj një rivali direkt si Kayserispor.
The post Çmimi “Puskas” për këtë vit do të shkojë në Superligën turke? Portieri grek shënon gol nga porta në portë (video) appeared first on Telesport.










