Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy ka thënë se tani frika për përkeqësim të gjendjes është më e madhe.

“Sulmet e ShBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë një situatë të keqe”, u shpreh ajo.

Nakhle gjithashtu foli edhe për mundësinë e rritjes së çmimeve të naftës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik të shtuar në çmimet e naftës – askush nuk e di se sa përbën kjo, por si rregull i përgjithshëm, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh është premiumi”, shtoi ajo.

The post Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit appeared first on Kosovapost.net.