Çmenduri! Sandro Tonali i jep lamtumirën Newcastle, italiani do të largohet një çmim të frikshëm: 116 milionë euro

Newcastle dhe Sandro Tonali kanë vendosur të ndajnë rrugët këtë verë. Sipas talkSPORT, italiani ka kërkuar largimin nga “Qymyrxhinjtë” gjatë kësaj verë dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos ta pengojnë, por vetëm me një kusht.

Newcastle nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë paundë (116 milionë euro). Deri tani ka pasur ofertë zyrtare nga Tottenham për 92 milionë euro, por që është refuzuar direkt nga “Qymyrxhinjtë”.

Përveç Tottenham, dy klubet e tjera të mëdha të Anglisë po ashtu, Arsenal dhe Manchester City janë në garë për mesfushorin italian. Për momentin klubi më i interesuar dhe që duket më i gatshëm për të paguar shifrën 116 milionë euro është Tottenham.

The post Çmenduri! Sandro Tonali i jep lamtumirën Newcastle, italiani do të largohet një çmim të frikshëm: 116 milionë euro appeared first on Telesport.