Çmenduri nga Spanja! Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

“Fichajes.net” raporton se te Real Madrid po përgatiten për një merkato të fuqishme gjatë verës së ardhshme. Sipas raportimit në fjalë, Florentino Perez po mendon të shpenzojë 250 milionë euro për transferimin e dy super lojtarëve.

Tashmë dihet që Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori dhe emri më i fundit i dalë në skenë është ai i Declan Rice. Perez thuhet se është i gatshëm të shpenzojë deri në 150 milionë euro për yllin e mesfushës të “Topçinjve”.

Objektivi i dytë ështe Bradley Barcola i PSG-së, për të cilin Perez është i gatshëm të shpenzojë deri në 100 milionë euro. 23-vjeçari shihet si një zëvendësues perfekt i Vinicius Junior në krahun e majtë të sulmit, pasi braziliani është drejt largimit nga Madridi, në fund të këtij sezoni.

The post Çmenduri nga Spanja! Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime appeared first on Telesport.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”