Juventus ka fituar 3-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 37-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga kapiteni Manuel Locatelli , pas një faulli të Lucas Torreira në zonë ndaj Khephren Thuram. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Juventusin.
Bardhezinjtë e nisin shumë keq pjesën e dytë, duke mbetur me një lojtar më pak. Lloyd Kelly ndëshkohet me karton të kuq të çuditshëm, pas një kontakti në mesfushë me Yilmaz.
Në minutën e 70-të, Federico Gatti ndoqi aksionin deri në fund dhe gjendej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 81-të, pas krosimit të Edon Zhegrovës nga goditja e dënimit dhe asistit me kokë të Teun Koopmeiners, ishte Weston McKennie që dërgoi po me kokë topin në rrjetë.
Juventus fiton 3-0 dhe ndeshja shkon në shtesë, pasi Galatasaray kishte fituar 5-2 në Stamboll.
The post Çmenduri në Torino. Juventus fiton 3-0, por kualifikimi ende nuk është vendosur. Ndeshja shkon në shtesë (video) appeared first on Telesport.










