Newcastle duket se i ka lënë goditjet e bujshme për ditët e fundit të merkatos. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Stuttgart për 90 milionë euro për transferimin e Nick Woltemade.
Por, sulmuesi gjerman nuk do të jetë goditja e vetme e bujshme për “Qymyrxhinjtë” në këto ditë të mbetura të merkatos. Jose Alvarez Haya ka raportuar pak më parë për El Chiringuito TV se Newcastle do të ofrojë plot 100 milionë euro për yllin e Barcelonës, Fermin Lopez.
22-vjeçari është përfolur shumë ditët e fundit për një transferim të mundshëm te Chelsea për 55-60 milionë euro, por me ofertën e fundit të Newcastle sigurisht që Barcelona nuk do e mendojë dy herë.
Shitja e Fermin Lopez për 100 milionë euro do zgjidhte problemet financiare të Barcelonës si dhe do bënte të mundur regjistrimin direkt të lojtarëve që ende nuk janë regjistruar për sezonin e ri.
The post Çmenduri e vërtetë! Pasi siguroi Woltemade, Newcastle ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës appeared first on Telesport.