Celta Vigo dhe Alaves kanë dhuruar një spektakël të ëvrtetë dhe 7 gola në sfidën e luajtur në “Estadio de Balaidos”, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga, ku në fund miqtë fituan 3-4 dhe pse vendasit ishin në avantazh të trefishtë 3-0.
Celta shënoi tri gola brenda 37 minutave të para, falë dopietës së Ferran Jutgla 19′, 37′ dhe golit të ndërmjetëm të Hugo Alvarez. Në fund të pjesës së parë, Alaves ngushtoi shifrat me golin e Toni Martinez në minutën e tretë shtesë. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Celta Vigo-n.
Pjesa e dytë foli e gjithë për Alaves, që bëri përmbysjen e jashtezakonshme duke shënuar tre gola të tjerë, me Angel Perez 50′, Toni Martinez me golin e dytë personal në minutën e 74-të, që ishte i barazimit 3-3 dhe vulosi fitoren 3-4 sulmuesi algjerian Abderrahmane Rebbach me golin e tij në minutën e 78-të.
Pas kësaj fitoreje, Alaves merr 3 pikë të arta në garën për të qëndruar në elitë dhe renditet në vendin e 16-të me 31 pikë. Celta Vigo mbetet në vendin e 6-të me 41 pikë.
The post “Çmenduri” e vërtetë! Nga 3-0 në 3-4, përmbysje e jashtëzakonshme në La Liga (video) appeared first on Telesport.









