Komuna e Shtimes ka hapur një tender në vlerë të 7 mijë eurove për shërbime të byfesë. Me këto para është paraparë të blihen disa lloje të pijeve, po ashtu kafe dhe çaj.
Komuna e Shtimes, e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur t’i shpenzojë 7 mijë euro për pije dhe kafe.
Për ketë shërbim është hapur edhe një tender, shkruan Demokracia.com.
“Shërbimet e byfesë për Komunën e Shtimes Vlera e parashikuar e kontratës: 6,988.20 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve data 02.04.2025’, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se disa lloje të pijeve jo alokoolike, ujë, kafe dhe çaja.
“Kafe Espresso, Kafe Makiato, Kafe Turke. Nec café (ekuivalent), Qumësht me çokollad, Çaj filter të gjitha llojet, Pije në kanaqe 0.33 L, të gjitha llojet (jo alkoolike). Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml, të gjitha llojet. Ujë të gazuar 0.5 L. Ujë të pa gazuar 0.5 L. Ujë të pa gazuar 0.33 L. Ujë të gazuar 0.33 L. Ujë të gazuar me paketim qelqi 0.25 L. Ujë të pa gazuar me paktim qelqi 0.33 L”./Demokracia.com/.