Lluka Misetiq, avokat i mbrojtjes së Hashm Thaçit, po vazhdon të marrë në pyetje Wesley Clark-un, ish-Komandat Suprem i NATO-s për Evropë që udhëhoqi bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë.
Misetiq iu referua librin me kujtime të Mike Jackson-it, ish-Komandatit të KFOR-it, duke rikujtuar negociatat për demilitarizim të UÇK-së dhe pasimit të formimit të Trupave Mbrojtjes të Kosovës.
Në atë libër, Jackson thotë se Clark erdhi “për t’i shtuar peshën negociatave” dhe se komandantët e zonave të UÇK-së “dëgjonin çdo fjalë tij” dhe kjo në një rast kur Clark kishte mbajtur një “fjalim të zjarrtë anti Serbisë”.
Misetiq: A keni ndonjë koment për përshkrimet e Jackson-it?
Clark: Jo, më duket mirë.











