Nga goditjet me mjete të forta ka vdekur Fehmi Gashi nga komuna e Prishtinës. Dyshohet se kishte hyrë për të grabitur në shtëpië e një mërgimtari në Shtime. Përveç, Gashit, raportohet se në këtë shtëpi kishin hyrë edhe tre persona të tjerë të armatosur me ç’rast kanë vjedhur 24 mijë franga.
Sipas policisë, Gashi ishte përleshur fizikisht me pronarin e shtëpisë dhe vëllain e pronarit. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë A.Ndrecaj.
Por çka u gjetë pranë trupit të pajetë të Fehmi Gashit? Lexoni detajet e policisë.
“Raportohet se katër persona të panjohur të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar ku i kanë vjedh para të gatshme. Njëri nga personat e panjohur, mashkull K/Shqiptar është hasur dhe në përleshje e sipër ka pësuar lëndime me ç’ rast ka vdekur. Ndërsa i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 7.65mm, tri gëzhoja dhe një plumb i pa shkrepur, një maskë dhe dy thika. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24 orësh