Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Premtimet elektorale të partive politike për shoqatat e dala nga lufta, OVL UÇK po i sheh të realizueshme. Kërkesë e tyre është krijimi i një ministrie për veteranët dhe mbajtja në përgjegjësi për premtimet e bëra.

Dikush më shumë e dikush më pak, po jep premtime për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thuajse në secilin tubim me qytetarë, kandidatët për kryeministër të partive politike po përmendin rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

Anash nuk po lihet as premtimi për marrjen e pensionit të moshës e atij të veteranit.

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së ka një kërkesë për partitë politike.

Përgjegjësi ndaj premtimeve që po i bëjnë në fushatë, po kërkojnë edhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Për veteranët të cilët duan të punojnë, gjithashtu është premtuar që të jenë aktivë në tregun e punës, pa ua ndalur përfitimet nga shteti si veteranë të UÇK-së.