City triumfoi ndaj Crystal Palace, mbetet në garë për titull (Video)

Manchester City ka fituar 1 – 3 në udhëtim te Crystal Palace, për të rrëmbyer kreun e Premierligës dhe tani do të presin se çfarë do të bëjë rivali kryesor për titull, Liverpooli, që në “Anfield” pret Chelsean nga ora 17:30.

Raheem Sterling fillimisht shënoi një gol fantastik dhe e kaloi në epërsi City-n në minutën e 13-të. I njëjti lojtar, shënoi për 0 – 2 në minutën e 63-të.

Në minutën e 81-të, Luka Milivojeviç shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i dhënë shpresa Crystal Palace duke ngushtuar epërsinë 1 – 2.

Por, në minutën e 90’, sulmuesi Gabriel Jesus, ua shuajti shpresat vendasve. Ai shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë për të realizuar për 3-1, që doli të jetë rezultatin përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Manchester City ka shkuar në kuotën e 83 pikëve, një më shumë se Liverpooli takohet në “Anfield” me Chelsea-n.