City siguron përforcimin e parë, ylli i Premier që e duan të gjithë nesër vizitat mjekësore në Manchester

Manchester City është një hap afër nënshkrimit të parë të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për Antoine Semenyo dhe marrëveshja tani ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas mediave, sot do të jetë dita vendimtare për transferimin e sulmuesit ganez nga Bournemouth.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh që skadon të premten. Ky afat kohor po e shtyn City të përshpejtojë bisedimet dhe të evitojë problemet. Ndërkohë, Semenyo pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore që nesër, përpara se të nënshkruajë një kontratë me “qytetarët”.

Ndërkohë, Bournemouth po përgatitet për ndeshjen kundër Tottenham, që mund të jetë paraqitja e fundit e Semenyo për ekipin e Andoni Iraola. Vetë trajneri spanjoll e la të kuptohej kjo, duke mos e fshehur pasigurinë që rrethon të ardhmen e lojtarit gjatë konferencës për shtyp.

Nëse më kërkoni një mendim personal, me gjithë zhurmën rreth tij, mund të jetë ndeshja e tij e fundit. Nuk mund ta garantoj, por e kuptoj dinamikën e tregut të transferimeve dhe atë që po thuhet“, tha Iraola

Manchester City mbetet në pritje, por ndjenja është se marrëveshja tani është në rrugën e duhur dhe se Semenyo është gati të fillojë një aventurë të re në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

The post City siguron përforcimin e parë, ylli i Premier që e duan të gjithë nesër vizitat mjekësore në Manchester appeared first on Telesport.