Tottenham-Manchester City, supersfida e javës së 24-të në Premier League, është mbyllur në barazim 2-2. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një kombinimi me Erling Haaland, ishte Rayan Cherki që shënoi një gol shumë të bukur, me një goditje me të djathtën, brenda zonës.
Në fund të kohës së rregullt të pjesës së parë, pas një topi të humbur nga londinezët dhe asistit të Bernardo Silva, ishte Antoine Semenyo që shënoi golin e dytë për City-n. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për “Qytetarët”.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Tottenham. Autogoli i Marc Guehi në minutën e 53-të rihapi takimin. Në minutën e 70-të, ishte Doninic Solanke që shënoi një gol super të bukur me një veprim akrobatik me thembër, pas asistit të Conor Gallagher, i pari për të me fanellën e Tottenham.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 2-2. Man. City mban vendin e dytë me 47 pikë, 6 pikë më pak se Arsenali kryesues. Tottenham mbetet në vendin e 14-të.
The post City shkatërron gjithçka në pjesën e dytë, Tottenham konfirmohet makthi i “Qytetarëve” (video) appeared first on Telesport.










