City nuk ka ndërmend të përmbahet në merkaton e janarit, 140 mln euro për dy dëshirat e Pep Guardiolës

Njësoj si vitin e kaluar, ku shpenzoi mbi 200 milionë euro vetëm në merkaton e janarit, Manchester city duket se do të përsërit të njëjtin skenar edhe këtë afat dimëror të merkatos.

Mediet angleze kaën zbuluar dy goditjet e mëdha që planifikon të bëjnë “Qytetarët”: Antoine Semenyo dhe Tino Livramento. Guardiola ka kërkuar një përforcim në sulm, për t’i shtuar akoma edhe më shumë shpejtësi edhe efikasitet këtij reparti, përveç yjeve që ka në dispozicion dhe emri i përzgjedhur është Antoine Semenyo, sulmuesi i Bournemouth, i cili ka një klauzolë largimi 65 milionë euro.

Ndërsa zgjedhja tjetër, Tino Livramento, është për të forcuar mbrojtjen. 23-vjeçari ka treguar se është i aftë të mbulojë disa role në repartin e mbrojtjes. Newcastle i ka vendosur një klauzolë largimi 75 milionë euro.

The post City nuk ka ndërmend të përmbahet në merkaton e janarit, 140 mln euro për dy dëshirat e Pep Guardiolës appeared first on Telesport.