City dhe Gallatasaraj marrëveshje për mbrojtësin, ai preferon të qëndrojë në Premier, ndërhyn Palace

Mediat britanike konfirmojnë se Galatasaray dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Manuel Akanji nga klubi anglez në klubin turk.

Tarifa për mbrojtësin zviceran është 15 milionë euro dhe e vetmja gjë që mungon është marrëveshja e lojtarit. Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Akanji dëshiron të qëndrojë në Premier League.

Crystal Palace ka përfituar nga kjo situatë dhe i është drejtuar Manchester City për të nënshkruar me Manuel Akanji. Palace po kërkon një qendërmbrojtës në rast se Marc Guehi largohet para datës 1 shtator.

The post City dhe Gallatasaraj marrëveshje për mbrojtësin, ai preferon të qëndrojë në Premier, ndërhyn Palace appeared first on Telesport.