Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka pranuar se ende asgjë nuk është e vendosur për të ardhmen e tij. Kontrata e mesfushorit spanjoll me “citizens” skadon në verën e vitit 2027 dhe së fundi është përfolur për një rikthim të tij në La Liga.
“Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time me City. E di do të vijë një moment kur do të duhet të ulemi, të flasim dhe të diskutojmë gjërat”, deklaroi mesfushori spanjoll, aktualisht me kombëtaren e vendit të tij.
Deri më tani, Rodri ka bërë 293 paraqitje për City, duke shënuar 28 gola dhe 32 asiste. Gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Etihad, City ka fituar katër tituj të Premier League, një Kupë FA, tre Kupa të Ligës, një Kupë Bote për Klube dhe Champions League.
“Sky Sports News” zbulon se Rodri është një lojtar që Manchester City preferon ta mbajë edhe më gjatë se kontrata aktuale. Ndaj, “citizens” do t’i ofrojnë së shpejti një marrëveshje të re me shpresën që ai të pranojë.
Spanjolli pranon se një ditë dëshiron të luajë sërish në vendlindje: “Do të doja të kthehesha në La Liga, është vendi ku fillova. Ende e ndjek, jo aq shumë sa më parë, por ende e ndjek. Por tani për tani, jam shumë i lumtur këtu në Premier League”.
The post City bën lëvizjen surprizë me Rodri, mesfushori: Më pëlqen të luaj në Spanjë, por jam i lumtur në Premier appeared first on Telesport.









