Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka mundësi ligjore të sigurojë pagat për punëtorët e RTK-së përmes rezervave shtetërore.
Çitaku, në një konferencë për media, ka akuzuar pushtetin aktual për shantazh publik ndaj punëtorëve të televizionit publik.
“Nëse po i referohemi RTK-së, Ministri në ikje ka mundësi ligjore që të bëjë një gjë të tillë përmes rezervave shtetërore. Është vepruar edhe më herët. Çfarë po bën kjo kastë politikanësh është shantazh publik”, ka theksuar ajo











