Ka dështuar seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të radhës, për media ka folur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
“Ne sot do të duhet të ishim në seancë për të shkaktuar bordin e ZRrE-së, fatkeqësisht për shkak të kryeneçësisë politike të z.Kurti dhe insistimit të tij për të legjitimuar presionin e tij politik. Nuk votohet me diktat, kemi një ngërç politik artificial. Ju bëj thirrje për reflektim”, tha Çitaku.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë legjislaturën e re. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës mbahet pas 48 orësh. / Klankosova.tv