Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë.
Në një konferencë për media, Çitaku ndër të tjera tha se është shqetësuese numri i raste për ndërrimin e vendvotimit të qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.
“Shqetësim që na vjen në mënyrë të përsëritur, është ndërrimi i vendvotimeve në disa komuna, mirëpo kjo nuk vlen vetëm për votuesit tanë, po duhet të jetë një shqetësim më i madh që duhet të adresohet nga KQZ-ja”.
“Mirëpo përtej kësaj, lajmet tjera që marrin janë tejet pozitive, pjesëmarrja është në rritje, entuziazmi i qytetarëve është i dukshëm. Në shumë komuna, veçanërisht aty ku Partia Demokratike e Kosovës garon me kandidatë të fortë dhe ekipe të përkushtuara, vërehet një frymë dhe mbështetja dhe besimi. Qytetarët e Kosovës po e dëshmojnë që janë të vetdijshëm, për rëndësinë e votës”, u shpreh Çitaku.
Ajo, mes tjerash shprehu falënderim ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen dhe besimin.
The post Çitaku: Shqetësuese ndërrimi i vendvotimeve në disa komuna appeared first on Klan Kosova.