Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i quajti “mjerim intelektual” dhe “turp politik” deklarimet kryeministrit Albin Kurti në bisedën me dy komedianët rusë të cilët e mashtruan kreun e qeverisë duke menduar se po fliste me Presidentin e Letonisë.
“Edhe një herë, nuk është skandali që Kryeministri ra në grackë – ndodh edhe në filmat komikë. Skandali i vërtetë është ÇFARË u tha në atë bisedë. Mjerim intelektual, turp politik.”
Duke i reaguar arsyetimit të Kryeministrisë se “kishin shumë telefonata” pas zgjedhjeve, Çitaku u kërkoi t’i nxjerrin dëshmitë e urimeve. “Le ta zëmë se kjo është e vërtetë. Hajde t’u besojmë për një moment. Atëherë: Cilët liderë ju kanë uruar? Publikojeni një emër, një screenshot, një “thank you call”.”
Reagimi i plotë: