Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Hyseni në krye të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ajo ka thënë se “e vetmja e mirë e qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”.
“Albin Kurti paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.