Çitaku për Hamzën: Dëgjuam një lider që ofron zgjidhje, jo kriza e drama

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar për kreun e kësaj partie, Bedri Hamzën, duke e quajtur lider që ofron zgjidhje, jo kriza e drama.

Hamza, i cili sonte ishte i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova dhe foli si kryetar i ri i PDK-së, sipas Çitakut është kryeministri që i duhet Kosovës.

“Sot, e dëgjuam një lider që ofron zgjidhje, jo kriza e drama. Jo përçarje, por unitet. Jo stagnim, por zhvillim. Kosova nuk ka nevojë për drama. Kosova ka nevojë për qetësi, parashikueshmëri dhe profesionalizëm. Bedri Hamza është Kryeministri që i duhet Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike e Kosovës ka lidhur koalicion me Listën për Familje.