Çitaku: PDK në bazë të matjeve ka shënuar rritje, jemi të gatshëm për zgjedhje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar muaj më parë, për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, ku i bëri thirrje Vetëvendosjes të reflektojë.

Çitaku u deklarua se partia e saj është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

Sipas nënkryetares, PDK-ja në bazë të matjeve dhe punës në teren ka shënuar rritje, por Çitaku nuk imponon zgjedhje për rritjen e partisë së saj.

“Qytetarët e Kosovës kanë votuar jo shumë muaj më parë, për ndërtimin e institucioneve të Republikës, sigurisht që ne jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë, mirëpo ne duhet të jemi më të vëmendshëm, edhe në bazë të matjeve dhe në bazë të punës në teren është e qartë se PDK ka shënuar rritje, por kjo që ne kemi shënuar rritje nuk do të thotë që ne imponojmë zgjedhje”, ka deklaruar Çitaku pas dështimit të seancës së 28-të të Kuvendit./teve1.info/

The post Çitaku: PDK në bazë të matjeve ka shënuar rritje, jemi të gatshëm për zgjedhje appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.