Çitaku paralajmëron se në Hagë do ketë edhe dëshmitarë të tjerë pro luftës së UÇK-së

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku foli në lidhje me dëshmitë në Hagë, duke thënë se Gjykata është ushqyer me prova të prodhuara në Serbi dhe Rusi.

Ajo u shpreh se do të ketë edhe emra të tjerë që do të dëshmojnë në favor të luftës së UÇK-së

“U pa edhe nga vet procesi, e thanë edhe persona me shumë më shumë autoritet dhe informata se unë, që Gjykata është ushqyer me prova të prodhuara në Serbi dhe në Rusi, të cilat do të duhej të diskualifikohen që në start”, ka treguar ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Do të ketë edhe emra të tjerë që pritet të dëshmojnë, mos më kërkoni emra të përveçëm, po në favor të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh tutje ajo.