Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të mos përbuzin shtetin e Shqipërisë.
Çitaku tha se Shqipëria është garantues i sigurisë sonë si anëtare e NATO-s, transmeton lajmi.net.
Vlora Çitaku theksoi se Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milioni vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera.
“Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, shkroi ajo.