Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, në një postim në ‘facebook’ ka akuzuar LVV-në se qysh nga dita e parë e aktivitetit si parti politike, kanë sabotuar secilën përpjekje të Kosovës për të pasur kapacitetet vetanake energjetike.
Ajo ka përmendur gazpërçuesin amerikan dhe termocentralin Kosova e Re, si dy projekte që LVV ka kundërshtuar.
Çitaku në postimin e saj ka thënë se LVV ka bllokuar Kosovën dhe ka rënduar familjet e prodhuesit vendor me çmime të papërballueshme, ndërkohë që kanë pasuruar mafinë energjetike.
Postimi I plotë:
Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.
Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.
Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.
Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.
Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.
Ata po e shohin, prandaj janë në panik.











