Çitaku falënderon Ramën për vizitën te Thaçi: Ju rritë nderi!

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, për vizitën e tij në Hagë.

Atje, Rama u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për çka, Çitaku thotë se falë tij, luftëtarët e UÇK-së në Hagë nuk janë pa atdhe, transmeton klankosova.tv.

“Faleminderit Edi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe. Ju rritë nderi”, ka shkruar ajo.