Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit e nisur në ora 14:00.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku tha se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re.
“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenare për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo.
Çitaku ka thënë se nuk do të lejojnë shkeljen e Kushtetutës.
“Ne nuk guxojmë të simulojmë normalitet, Kosova nuk është në situate normale, sikur nuk guxojmë të ia lejojmë vetes të merremi me zgjidhje të pjesshme, Kosova ështënë krizë, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë. Liderët aty do të konfirmojnë a ka shumicë parlamentare, apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime, ky Kuvend nuk po arrin të formojë shumicë të re, më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që ka qytetari”, tha ajo.
“Miratuam disa pika formale, mbulime të shpenzimeve, nuk mund të miratojë komisione. Po na kërkohet të simulojmë demokraci, duke shkelur Kushtetutën. Kush është pozitë, kush është opozitë. Janë dy komisione që i takojnë opozitës, kush është opozita, kush është qeveria, i njëjti njeri që do me ta sjellë buxhetin është edhe ministër edhe deputet”, tha më tutje.
“Nuk kemi qeveri, ligji është shumë i qartë. Po më befason ndjenja e emergjencës me traju tema tash. Me vetëdije të plotë është shkelë kushtetuta. Kosova ka nevojë për liderë të përgjegjshëm.
Uroj që nesër liderët të pajtohen në rast se nuk e ka asnjë shumicën, të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme.
Nuk është qështje as temat që trajtohen në kryesi të Kuvendit, po e ripërsëris është takim i vonuar. Ky është dashtë të kishte ndodh të dielën ose të hënën.
PDK ka qenë konstruktive përgjatë këtyre muajve. Kemi ofruar rrugëdalje, e kemi votuar kryetarin e Kuvendit, jemi munduar ta ruajmë seriozitetin por këtu përtej vullnetit politik, duhet të ketë seriozitet, përgjegjësi.”, u shpreh Çitaku./Periskopi/










