Çitaku: Bedri Hamza është antipodi më i madh i Kurtit

 

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza është personi i duhur të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sipas Çitakut, janë disa arsye pse ai duhet të jetë kryeministër.

‘’Parasë gjithash Bedri Hamza është antipodi më i madh i kryeministrit të tanishëm. Është njeri i përgjegjshëm, është njeri punëtor, është njeri që i qëndron fjalës mbrapa. Kam pas përvojë dhe kam punuar me të gjatë edhe në Qeveri në kapacitete të ndryshme dhe e di mirë se sa shumë e mat fjalën publike’’, ka thënë ajo.

‘’Zotimin që e jep Bedri Hamza i qëndron prapa. Bedri Hamza e meriton të jetë kryeministër jo vetëm si profesionist por edhe si karakter’’, ka thënë Çitaku në RTV Dukagjini.