Kandidatja e PDK’së për deputete, njëherit Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se Albin Kurti do të hyjë në histori si “kryeministri që i solli sanksione Kosovës”.
Çitaku ka deklaruar se BE dhe ShBA kanë mosbesim ndaj Qeverisë Kurti.
“Bashkimi Evropian ka një shkallë të lartë të mosbesimit, jo vetëm BE por edhe SHBA, ndaj qeverisë në largim, qeverisë së z.Kurti. Kjo për shkak të paparashikueshmërisë së z.Kurti”, ka deklaruar Çitaku në Klan Kosova.
Ajo tha se kreu i PDK’së, Bedri Hamza, menjëherë pas zgjedhjes në këtë pozitë ka kërkuar heqjen e masave të BE’s











