Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

José Mourinho ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në botë dhe, për rrjedhojë, edhe shumë prej yjeve të futbollit, përfshirë Cristiano Ronaldon te Real Madridi. Gjithsesi, një futbollist që nuk ka pasur kurrë mundësinë ta ketë nën urdhrat e tij është Lionel Messi.

Megjithatë, trajneri aktual i Fenerbahçes nuk hezitoi ta përmendte pikërisht argjentinasin, kur u pyet në intervistën e fundit se cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner gjatë karrierës së tij. “Sa herë luaja kundër Messit, më detyronte të mendoja shumë, – u shpreh portugezi me humorin e tij karakteristik.

– GOAT? Është e padrejtë kur diskutohet për këtë, është diçka që nuk më pëlqen. Brezi i ri mund të dijë shumë gjëra, por nuk njeh Pelé, Eusébio apo Beckenbauer dhe pastaj krahasojnë futbollin e asaj kohe me futbollin e sotëm. Ka disa detaje që mund të duken komike si për shembull, 40 vite më parë, kur luhej në shi, pesha e topit shkonte gati 10 kg, ndërsa sot ai fluturon”.

The post Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë… appeared first on Telesport.