Cili ekip do të triumfojë në Champions? Superkompjuteri Opta habit me parashikimet e radhës

Ashtu siç ndodh zakonisht, pas përcaktimit të çifteve çerekfinaliste në Champions League, superkompjuteri Opta, që merret me analizat dhe parashikimet e ndryshme, ka përcaktuar shanset e 8 klubeve për të triumfuar këtë sezon.

Në vend të parë mbetet Arsenal me 30% të mundësive për të fituar trofeun, 50% të mundësive për të kapur finalen dhe 78% të mundësive për të siguruar gjysmëfinalen në krahasim me Sporting.

Në vend të dytë renditet Bayern Munich me 18% të mundësive për të fituar trofeun, 36% të mundësive për të siguruar finalen dhe me 60% për të siguruar gjysmëfinalen ndaj Real Madridit.

Podiumin e plotëson Barcelona me 16% të mundësive për të fituar trofeun, me 30% të mundësive për të siguruar finalen dhe 67% të mundësive për të eliminuar Atletico Madridin dhe për të shkuar në gjysmëfinale.

Më pas vijnë PSG, Real Madrid dhe Liverpool. Dy klubet që renditet të fundit janë Atletico Madrid dhe Sporting Lisbon.

The post Cili ekip do të triumfojë në Champions? Superkompjuteri Opta habit me parashikimet e radhës appeared first on Telesport.