Shkruan: Burim Gjaka
“ Aty ku flitet shumë, punohet pak”!
Po e filloj këtë shkrim me këtë thënie popullore duke pasur në focus demaskimin e propogandës se këtu është duke u bërë mrekulli dhe nxjerrjen në pah të realitetit, se si qëndrojmë ne në sferën e arsimit dhe a jemi vërtetë të intersuar për të çuar përpara agjendën e ngritjes së cilësisë. Në çdo institucion, studio televizive dhe jo vetëm, është folur e shkruar për cilësinë në arsim. Janë derdhur me miljona euro kinse për ta ngritur cilësinë, janë mbajtur me mijëra trajnime nga njerëz më shumë joprofesional sesa profesional, biles edhe janë hartuar strategji shtetrore për ngritjen e cilësisë në arsim, mirëpo gjendja as që po lëviz nga vendi për të mirë.
Shpresoj që të gjithë pajtohemi se cilësia në arsim në vendin tonë nuk është në nivelin e dëshiruar. Dhe fatkeqsisht për këtë gjendje më së shumti fajsohen e shahen mësimdhënësit se kinse ata paguhen për këtë qështje. Shkollat dhe stafi i tyre kanë pjesën e tyre të fajit, mirëpo nuk mund të përparoj një kompani apo korporatë nëse shefi apo punëdhënësi nuk dëshiron diçka të tillë edhe po të punojnë punëtorët kurrë pa u ndalur. Cilësia në arsim kërkon një angazhim serioz dhe shumëdimensional ku duhet të përfshihen MASHTI-i DKA-të stafi i shkollave ( menagjmenti, personeli mësimdhenës, personeli mbështetës profesional dhe deri te ai teknik), komuniteti prindëror dhe nxënësit. Nëse njëra nga këto hallka çalon natyrisht se procesi nuk krijon rezultat.
A janë realisht të interesuara institucionet shtetërore që të ngritet cilësia në arsim, a kanë plan detaj ku duhet të përfshihen të gjithë mekanizmat që mund të ndryshojnë gjendjen në arsim apo ky togfjalësh përdoret vetëm si pjesë e tregut zgjedhor. A bëhët ndonjëherë analizë e mirëfilltë pas ndonjë “eksperimenti” se cili ka qenë rezultati i tij, a janë arritur synimete parapara apo “eksperimenti’’ është bërë vetëm sa për t`i hargjuar, ( arsyetuar) disa para? Këto dhe shumë pyetje tjera nuk do të marrin përgjigje edhe shumë kohë sepse arsimi është i kapur nga politika, e cila si e tillë po e mbytë profesionalizmin, duke i dhënë hapësirë më shumë kozmetikës dhe duke kopjuar legjislaturën e vendeve të zhvilluara, por duke harruar se ne nuk i kemi as kushtet dhe as njeriun e vendeve të zhvilluara
Jemi dëshmitarë se keqtrajtimi i arsimit fillon nga starti, pra nga ajo se si trajtohen punëtorët arsimor kur është puna te emërimët në pozitat kqye. Rrallë herë merret parasysh profesionalizmi dhe meritokracia dhe kjo ndodhë nga e gjithë klasa politike pa ndonjë dallim, qoftë në nivel lokal apo qëndror.
Ekziston një tendecë e përherëshme e emërimeve të larta të njerëzve laik për ato pozita që emërohen sepse për shkak të joprofesionalizmit të tyre ( ata mund të jenë shumë të zot në lëmi tjera, por arsimit përveq dijes i duhet përvoja dhe guximi për ta implementuar në praktikë dijen dhe përvojen) ata janë të ndëgjueshëm dhe menagjohen lehtë.
Emërimet e tilla përveq që “djegin” vet të emëruarit nuk japin rezultate në punë. Fillimisht udhëheqësit e tillë nuk respektohen as nga vartësit e tyre, duke filluar nga zyrat e tyre, të cilët shpeshë herë i lënë pastaj eprorët e tyre “ në pozitë jashtë loje”, kur vie puna te marrja e shumë vendimeve dhe implementimi i tyre në praktikë. Dhe kjo ndodhë në shenjë revolte ndaj emërimeve të tilla sepse në këtë formë nënqmohen parimisht ata të cilët janë të dëshmuar si punëtorë dhe njohës të mirë të kësaj fushe. Se nga do të shkoj “ autobusi” juaj i suksesit, varet nga shoferi të cilit ia keni besuar timonin.
“Kur nuk te ecë ora të humb edhe orjentimi” prandaj për ta kuptuar se si trajtohet arsimi nga një klasë plotike mjafton në fillim të shihet se kujt ja besojnë pozitat drejtuese, qoftë të ministrit, drejtorëve të departamenteve, kryeinspektorëve, drejtorëve të DKA-ve, drejtorëve të shkollave etj. Varësisht nga kjo, lehtë kuptohet se ngritja e cilësisë në arsim nuk është plan real por vetëm një farsë politike, e cila përdoret vetëm për konsum zgjedhor.
Në fushatat zgjedhore ndëgjojmë ide interesante dhe gjeniale, të cilat me vështirësi mund të implementohen edhe në shtetet më të sukseshshme, me performancë të lartë në arsim, dukemi kreativ, respektues, komunikativ e bashkëpunues, mirëpo në momentin që sigurojmë pozitat qasja ndryshon. Në mungesë të dijes ofrohen afër vetes njerëz të cilët vetëm “ rrafshojnë” dhe lavdërojnë njëri-tjetrin thuajse po bëjnë mrekulli dhe mbysin në çdo formë dhe mundësi zërin kritik. Kjo qasje nuk i shërben cilësisë në arsim.
Nuk mund të ngritet cilësia në arsim aty ku ka injorancë, mosbarzai dhe ku institucionet dhe udhëheqësit e tyre mbyllen në rreth vicioz pa ndëgjuar asnjherë zërin, idetë dhe as ankesat e të tjerëve, qoftë as të nxënësve. Cilësia në arsim nuk ngritet duke nxjerrur akte juridike ( ligje, udhëzime, rregullore etj) nga zyrat dhe pa lejuar diskutim publik ku duhet të përfshihen të gjithë akterët pjesëmarrës në arsim. Kjo ndodhë vazhdimisht dhe aktet e tilla po shkaktojnë probleme në teren. Përveq mungesës së debatit publik dhe profesional para hartimit të nismave të tilla, mungojnë edhe analizat e kohëpaskohshme se si po implementohen ato nisma dhe cilat rezultate po i prodhojnë. Shumë udhëzime administrative nuk zbatohen fare dhe askush s`merret me to, me dhjetra sosh krijojnë kundërshtime juridike qoftë me ligjin për arsim qoftë me udhëzimet tjera, të natyrës së njëjtë.
Mjafton të shikohet dokumentacioni shkollor ( librezat. dëftesat, fletëkalimet, amzat, ditartë) ç`farë mangësish kanë, pastaj të shikohet programi EMIS ( SMIA) për të cilin derdhen mjete dhe nuk rifreskoohet asnjëherë për t`u përshatur me dokumentet shkollore dhe Udhëzimet Administrative që janë ndërruar shumë herë, pastaj Udhëzimi Administrativ 06/2022 për vlerësimin e nxënësve i cili çdo ditë duhet të praktikohet në shkolla por që në masë të madhe shkelet që nga fillimi e deri në mbarim të vitit shkollor, dhe deri te më e keqja rregulloret e ndryshme të cilat hartohen nga njerëz e ministri që fare s`kanë t`bëjnë me arsimin dhe krijojnë boshllëqe ligjore duke i lënë shkollat pa mësimdhënës, siç po ndodhë sot me shumë shkolla. Asnjë ligj, qoftë edhe Kushtetuta nuk ka të drejtë t`ia mohoj nxënësve të drjtën elementare për shkollim, pra nxënësit duhet t`i kenë mësimdhënësit për të gjitha lëndët, pa marrë parasysh regjionin gjeografik dhe numrin e nxënësve në klasa. Nuk justifikohet kjo punë. Kur t`i shtohet kësaj edhe formula buxhetore e cila i kufizon shkollat në funksionimin e tyre lehtësisht mund të konkludojmë se ngritja e cilësisë në arsim në Kosovë nuk është plan real, por aktualizohet kohë pas kohe vetëm sa për të vjelur vota.
Për ta konstatuar se sa ka rëndësi arsimi për institucionet tona, vlenë të përmendet se shteti ynë për një nxënës ndanë 23 euro në vit, kurse për shumë lloje të kafshëve vlera është dyfish më e madhe!…