Vullnet Bugaqku nga KDI, sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me një datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai tha se si datë e fundit është 21 dhjetori i këtij viti, por sipas tij, me dakordim të partive politike, kjo mund të bëhet edhe më herët.
“Po e shoh si datë të fundit kur mund të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e parakohshme është data 21 dhjetor 2025, por me marrëveshje politike në mes partive politike parlamentare dhe pas konsultimit me Presidenten, subjektet politike parlamentare mund të dakordohen që edhe para datës 21 dhjetor të caktojnë ose të mbajnë zgjedhjet e reja parlamentare”, u shpreh Bugaqku./Klankosova.tv
The post Cila mund të jetë data e fundit e mbajtjes së zgjedhjeve, flet Bugaqku në Info Magazine (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










