Chukwueze për Allegrin: Është trajner i madh, ka rikthyer harmoninë te Milani

Samuel Chukwueze, anësori i Milanit, foli për kanalet zyrtare të klubit pas fitores 9-0 ndaj Perth Glory: “Jemi të lumtur që kemi fituar dy ndeshje. Sot ishte një ndeshje e mirë. Çdo sfidë ka rëndësi gjatë parasezonit për të qenë gati në nisje të Serie A. Kundërshtari, qoftë i vogël apo i madh, nuk ka rëndësi, duhet të fitojmë çdo ndeshje për të arritur objektivat tanë për sezonin. Fitorja e sotme na tregon se duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Si po shkon me Allegrin?
Është një trajner i madh, të gjithë e dinë këtë, ka fituar shumë gjatë karrierës. Dhe tani që është këtu, sigurisht që do të dëshirojë të fitojë trofe edhe me Milanin. Ai është një trajner i madh, di çfarë do. Punon me lojtarët, di si të sillet me ta, e di çfarë duan ata dhe çfarë i duhet atij. Është shumë i zoti si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me të dhe të bëjmë atë që na kërkon. Nuk mund të veprosh sipas kokës tënde, duhet ta dëgjosh trajnerin. Nëse e bëjmë këtë, do të arrijmë rezultate.

Të shohim më të buzëqeshur…
Duhet të buzëqeshësh gjithmonë, të buzëqeshësh dhe të duash atë që bën. Futbolli ndonjëherë mund të jetë stresues, të bën të mendosh shumë për atë që nuk po arrin dot, por duhet të buzëqeshësh dhe të qëndrosh gjithmonë i lumtur. Kur je i lumtur, gjithçka funksionon, sepse luan me qetësi. Futbolli, si çdo aspekt tjetër i jetës, është pasojë e kësaj. Kur gjithçka shkon mirë, buzëqesh. Kur nuk shkon, buzëqesh po ashtu. Më e rëndësishmja është të përqendrohesh te vetja.

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes?
Të gjithë janë të lumtur dhe punojnë shumë. Është krijuar një atmosferë vërtet shumë e mirë. Ka edhe nga ata që kërcejnë, unë jam një prej tyre (qesh). Kjo e bën punën më të lehtë. Ndonjëherë duhet të përqendrohemi tek puna, ndonjëherë ka vend edhe për t’u argëtuar, ka momente për të bërë shaka dhe momente për të qenë serioz. Tani që kemi mbaruar punën, mund të argëtohemi pak (qesh).

The post Chukwueze për Allegrin: Është trajner i madh, ka rikthyer harmoninë te Milani appeared first on Telesport.