Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, është angazhuar në një rol të ri si këshilltar i lartë pranë “Iniciativës Pupin”, organizatë që synon të thellojë bashkëpunimin politik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hill do të veprojë në këtë funksion vullnetarisht, pa pagesë, raporton N1.
Qëllimi i këtij angazhimi është forcimi i lidhjeve të Serbisë me të dy partitë kryesore amerikane – Demokratët dhe Republikanët – në Kongresin amerikan, përmes komunikimit dhe lobimit institucional.
“Iniciativa Pupin” është një organizatë dy-partiake e cila vepron në Uashington, dhe synon të afrojë qëndrimet midis qarqeve politike amerikane dhe aktorëve të rëndësishëm në Serbi.
Hill ka një karrierë të gjatë diplomatike, duke shërbyer si ambasador në Irak, Korenë e Jugut, Poloni dhe Maqedoni.
Ndryshe, ai shërbeu për herë të fundit si ambasador në Serbi (2022-2024), pas misioneve të mëparshme si ambasador. /Telegrafi/
The post Christopher Hill angazhohet në një organizatë në Uashington – do të lobojë për Serbinë në Kongresin amerikan appeared first on Kosovapost.net.