Chivu zbulon objektivat: Ky ekip mund të bëjë më mirë se vjet, do të jemi gati ndaj Torino

Inter ka mbyllur fazën përgatitore me miqësoren fituar ndaj Olympiacos, ndërkohë që do të bëjë debutimin në Serie A ditën e hënë kundër Torinos (25 gusht). Trajneri Christian Chivu ka bërë një vlerësim të situatës para ndeshjes hapëse në kampionat.

Vlerësimi im është se ky ekip mund të bëjë më mirë se vjet. Duhet të jemi më agresivë, më vertikalë dhe më të vendosur në fushë. Jam i lumtur me ekipin, pasi të gjithë djemtë kanë bërë një punë të vështirë gjatë këtyre javëve”, tha Chivu.

Ne gjithmonë punojmë shumë, duke u përpjekur të mos humbasim parimet që e kanë bërë këtë një nga ekipet më të forta në Serie A, duke u përpjekur të shtojmë diçka më shumë“, shtoi më tej trajneri Chivu.

Jam i kënaqur me mënyrën se si po reagojnë, me dëshirën e tyre për të punuar dhe për t’u vënë në dispozicion të grupit për të pasur një fillim pozitiv të sezonit. Ne duhet të jemi gati për debutimin në kampionat”, shtoi trajneri zikaltër.

The post Chivu zbulon objektivat: Ky ekip mund të bëjë më mirë se vjet, do të jemi gati ndaj Torino appeared first on Telesport.