Chivu: Treguam karakter, dëshirë dhe vendosmëri. Fitoren ua kishim borxh tifozëve

Cristian Chivu komentoi fitoren e Interit ndaj Sassuolos, pas dy humbjeve radhazi në kampionat: “Pozitive është fitorja, ua kishim borxh tifozëve. Mund ta mbyllnim më herët, por portieri i tyre ishte në super formë. Vuajtëm në fund, por besuam dhe bëmë lojën tonë.

Ishte e rëndësishme të fitonim. Koret për mua? Më vjen mirë kur inkurajohet ekipi, djemve iu nevojitet. Interi mund ta sulmojë më mirë thellësinë. Treguam karakter, dëshirë dhe vendosmëri. Jam i lumtur që shtymë përpara deri në fund”.

Për Pio Esposito: “U përgjigj në fushë, u përshtat menjëherë. E përballon presionin dhe kontaktin fizik. Jam i kënaqur me atë që po bën. Me Thuram plotësojnë njëri-tjetrin, njësoj edhe Bonny që di të bëjë gjithçka. Katër sulmuesit po bëjnë punë të madhe”.

Për portierët: “E mbajta premtimin me Martinez. Sommer mbetet zgjedhja jonë e parë, por dua t’i jap minuta Pepo. Nuk duhet të presim vetëm Kupën e Italisë për ta aktivizuar”.

 

The post Chivu: Treguam karakter, dëshirë dhe vendosmëri. Fitoren ua kishim borxh tifozëve appeared first on Telesport.