Cristian Chivu bën bilancin e vitit 2025. Trajneri i Interit mori çmimin për trajnerin më të mirë rumun të vitit, duke vlerësuar karrierën e tij të spikatur në Serie A. Fillimisht te Parma, ku mori një skuadër në vështirësi dhe e shpëtoi nga rënia, më pas u emërua në krye të Interit, pas finales së Champions League me PSG.
Vera e tij nuk ishte aspak e qetë. Pas shpëtimit me Parmën, pritej të qëndronte dhe të rinovonte kontratën, por thirrja e Interit ndryshoi gjithçka: “Do të kisha qëndruar te Parma, isha në negociata për rinovimin. Interi më kërkoi, sepse Inzaghi u largua dhe pata fatin të bëhesha trajner këtu”.
Në pak ditë, jeta e tij ndryshoi, duke u rikthyer në një ambient që e njihte si lojtar, por me presion të ndryshëm si trajner: “Asnjëherë nuk ke paqe, je gjithmonë nën presion për rezultatet. Luan çdo tri ditë dhe nuk ke kohë as për stërvitje. Kam pasur një përvojë të ngjashme si lojtar, tani si trajner”.
The post Chivu, trajneri më i mirë rumun i vitit 2025: “Asnjëherë i qetë, gjithmonë nën presion” appeared first on Telesport.













