Sherri verbal mes Chivu dhe Contes ka një kapitull të ri. Pas barazimit ndaj Verona, trajneri i Napolit komentoi deklaratën e teknikut rumun. “Nuk më intereson çfarë thotë Conte”, – kishte nënvizuar Chivu disa ditë më parë. Conte iu përgjigj:
“Nuk më duket se thashë diçka të veçantë. Unë konsideroj Milanin, Juventusin dhe Interin si tri klube të mëdha. E shoh si një kompliment. Ju jeni të aftë të gjeni një aspekt negativ, që për mua nuk ekzistonte. Thjesht po kujtoja historinë”.
Ai shtoi: “Nëse flas për arbitrat, bëhet zhurmë dhe quhem qaraman, por shpesh situatat krijohen qëllimisht, gjë që ndodh vetëm në Itali. Në Angli kjo gjë nuk ndodhte”.
Në fundjavë, Napoli do të vizitojë “San Siron”. Në ndeshjen e parë ndaj Interit, kampionët në fuqi fituan 3-1: “Nuk më intereson kush është favorit. Do të përballemi me një ekip të fortë, ndaj do të shkojmë në Milano me forcë, dëshirë dhe vendosmëri, duke ditur se për këto ndeshje ekziston gjithmonë një vëmendje mediatike e tepruar”.
The post “Chivu tha se nuk i intereson çfarë them?” Reagon Conte: Unë thjesht i kujtova historinë… appeared first on Telesport.










