Trajneri i Interit, Cristian Chivu, gjatë konferencës për shtyp para sfidës kundër Fluminense, ka folur për alarmet e motit që kanë prekur disa ndeshje të këtij Botërori për Klube dhe për vetë sfidën e planifikuar mes zikaltërve të tij dhe kundërshtarit brazilian.
Këto kanë qenë fjalët e tij në lidhje me mundësinë e konfuzionit që dëshiron të shmangë para ndeshjes në fjalë: “Shpresoj që të merret një vendim para se të fillojë ndeshja. Nëse arrijmë në stadium dhe na thonë të presim dy orë, bëhet e vështirë. Nuk është diçka që mund të shtyhet ashtu lehtë. Ndikon edhe tek ushqyerja, duhet të jemi të përgatitur. Shpresoj që deri në mesditë të ketë pak më shumë qartësi. Duhet marrë përgjegjësia”.
Si është Thuram? A mund të luajë me Lautaron?
Që kur kemi ardhur këtu në Charlotte, është stërvitur me ne. Ka bërë dy seanca të mira stërvitore, i kanë kaluar dhimbjet në kofshë. Më takon mua të vendos nëse do ta nisë nga fillimi.
Çfarë mendoni për Thiago Silvën?
Ka pasur dhe vazhdon të ketë një karrierë vërtet të jashtëzakonshme. Është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit, gjithmonë e kam vlerësuar. E njoh edhe si person, është një njeri i madh. Mendoj se mund të konsiderohet një nga më të mirët e 30 viteve të fundit në rolin e tij.
The post Chivu për alarmet e motit: Të vendoset menjëherë, nëse do të luhet. E vështirë të presësh 2 orë appeared first on Telesport.