Chivu: Penalltitë nuk stërviten. Lautaro jashtë? Ishte ndeshja e tetë në 20 ditë

Cristian Chivu përjeton zhgënjimin e parë si trajner i Interit, pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Bologna. Objektivi i parë sezonal shuhet, por tekniku rumun mbron ekipin: “Për mua penalltitë janë llotari.

Mjafton guximi dhe personaliteti për të ngritur dorën dhe të thuash ‘unë i gjuaj’. Nuk është diçka që stërvitet. Marr me vete guximin e këtyre kampionëve që sot bënë një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e dytë, me shumë intensitet”.

Për arbitrat: “Nuk flas kurrë për ta, flas për paraqitjen. Duhet të mësojmë dhe të ecim përpara me kokën lart”.

Për Lautaron në stol: “Ishte ndeshja e tetë në 20 ditë, kishte nevojë për pushim. Na pret një janar i ngarkuar. Duhet menaxhim grupi. Të gjithë duhet të japin kontribut”.

Chivu thekson rritjen e Luis Henrique: “Do të jetë një pjesë e rëndësishme, edhe sepse Dumfries do të mungojë gjatë”.

The post Chivu: Penalltitë nuk stërviten. Lautaro jashtë? Ishte ndeshja e tetë në 20 ditë appeared first on Telesport.