Chivu, pas fitores së vuajtur ndaj Monaco: Rezultati më intereson pak, nuk dua të fitoj “kupën e gushtit”

Nuk ka qenë një mbrëmje e qetë për Interin, që në fund arriti t’i vendosë gjërat në vend dhe të fitojë 2-1 miqësoren kundër Monaco. Ky ishte komenti i trajnerit Cristian Chivu pas ndeshjes, për kanalet zyrtare të klubit:
“E marr me vete karakterin dhe dëshirën për ta përmbysur ndeshjen, pavarësisht vështirësisë së të luajturit me një lojtar më pak. Mbetet një ndeshje gushti, përgatitore, me këmbët që nuk lëvizin siç duhet, por ishte një test i mirë. Tani duhet të shtojmë minutat, sepse kanë mbetur 17 ditë deri në fillimin e kampionatit”.

Më tej për ndeshjen: “Është e vështirë të bësh një analizë, edhe sepse fizikisht nuk jemi në formën më të mirë, por kemi bërë metra dhe volum loje. Na mungojnë shkëlqimi dhe qartësia para portës. Rezultati nuk më intereson shumë, nuk dua të fitoj kupën e gushtit, por më intereson që skuadra të fitojë besim dhe t’i mbushë këmbët me energji”.

Për rritjen e grupit: “Ky është një grup lojtarësh të fortë, pres gjithmonë që të bëjnë më mirë në çdo aspekt, si individualisht, ashtu edhe kolektivisht. Mundohem t’ua shpjegoj këtë lojtarëve çdo ditë”.

The post Chivu, pas fitores së vuajtur ndaj Monaco: Rezultati më intereson pak, nuk dua të fitoj “kupën e gushtit” appeared first on Telesport.