Chivu, pas fitores ndaj Ajax: Më pëlqeu pjekuria e ekipit, mosha e lojtarëve nuk ekziston për mua

Cristian Chivu u shfaq i kënaqur pas fitores së Interit ndaj Ajax, në debutimin e Champions-it të ri: “Na pëlqeu maturia e treguar, skuadra është aty. Është gjithmonë e rëndësishme ta nisësh mirë me këtë format të ri.

Pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilluam në gjysmën e tyre të fushës, ua hoqëm pikat e forta. Interi është përvojë, personalitet, dëshirë për t’u imponuar, për ta lënë pas periudhën negative. Këta djem janë të jashtëzakonshëm. Esposito, titullar në vend të Lautaros? Është një burrë i vërtetë.

Për mënyrën si stërvitet, i meriton të gjitha elozhet. Në debutimin në Champions, në këtë moshë, bëri një ndeshje të madhe. Identiteti nuk ekziston për mua: as për atë që janë 19 vjeç, as për atë që janë 36. Pio e mbajti intensitetin deri në fund. Thuram po tregon forcë edhe në lojën ajrore”.

The post Chivu, pas fitores ndaj Ajax: Më pëlqeu pjekuria e ekipit, mosha e lojtarëve nuk ekziston për mua appeared first on Telesport.