Duhet një përmbysje e madhe për t’u mbajtur mend. Interi duhet të rikuperojë humbjen e ndeshjes së parë “play off”, duke fituar me të paktën tre gola diferencë, për të arritur në 1/8 finale të Champions League. Pas fitores 3-1 javën e kaluar, Bodo/Glimt e nis si favorit, por “San Siro” pritet të jetë me atmosferë të zjarrtë, shtysë shtesë për zikaltërit.
Fitorja ndaj Milanit në kampionat ka sjellë entuziazëm shtesë për skuadrën. Në prag të sfidës, trajneri Cristian Chivu deklaroi: “Ndeshje pas ndeshjeje po ndërtojmë rrugëtimin tonë. Jemi gati fizikisht dhe mendërisht për këtë përballje, edhe për ato që do të vijnë”.
Ai shtoi: “Duhet të jemi të përgatitur në çdo aspekt, të luajmë të qetë dhe pa ndier presion. E dimë se mund të fitojmë; më intereson qasja jonë. Nga ndeshja e parë mbetet keqardhja, por kemi bërë ‘reset’ dhe kemi nisur menjëherë nga e para. Kjo është forca e kësaj skuadre”.
The post Chivu para kthimit me Bodo/Glimt: E dimë se mund të fitojmë, duhet qetësi dhe pa presion appeared first on Telesport.









